Monako po reagon, gjithnjë e më me forcë, ndaj zërave për transferimin e Kilian Mbapes nga Monakoja për te PSZH-ja, duke e konsideruar këtë çështje plotësisht të mbyllur. “Klubi ynë i përgënjeshtron të gjitha zerat për ndonjë marrëveshje me PSZH-në. Në adresën tonë nuk ka ardhur asnjë ofertë”, vuri në dukje klubi i Monakos, shkruan gazeta “Le Parisien”. Që nuk ka ndonjë marrëveshje për transferimin e Mbapes nga Monako për te PSZH-ja, e konfirmoi edhe televizioni “Beln Sports” që është në pronësi të Naser Al Kelaifit, presidentit të PSZH-së. Ai njoftoi se nuk ka asnjë marrëveshje për Kilian Mbapen.
Sidoqofë, media franceze transmetoi, ditët e fundit, lajmin se transferimi i Mbapes nga Monako për te PSZH-ja është një punë e mbaruar dhe se klubi parisien për shërbimet e futbollistit të talentuar francez është gati që të paguajë plot 180 milionë euro.
Sfidanti.al