Më në fund duket se është vendosur paqja në dhomat e zhveshjes së Paris Saint Germain mes Neymar dhe Edinson Cavanit duke bërë që tensionet mes tyre të mbeten një kujtim i largët. Debatet për penalltinë që për pak sa nuk shkaktoi një sherr me grushta mes lojtarëve janë shuar përfundimisht dhe për këtë mendoi vetë sulmuesi uruguajan. ‘Janë gjëra që ndodhin-tha Cavani që është në grumbullim me kombëtaren uruguajane-por tani gjithcka është në rregullt. Këto gjëra zmadhohen vete, por sistemohen brenda skuadrës. Gjithmonë ka një zgjidhje edhe për ato situata që teprohen’. Me pak fjalë cfarë ndodhi mes Neymar e Cavanit është lënë pas krahëve, madje edhe 1 milion Euro që presidenti Al Khelaifi i premtoi Cavanit për të lënë Neymar të gjuante penallti.
Sfidanti.al