Arsenali dorëzohet në luftën për të mbajtur Mesut Ozil në Emirates Stadium. Media britanike është e sigurt për largimin e mesfushorit gjerman që në muajin janar duke qenë se kontrata e tij me Topcinjtë skadon në qershor të vitit 2018 dhe ai vetë nuk ka ndërmend ta rinovojë të. Sipas ‘Daily Mirror’, Arsenali i bëri disa oferta për rinovimin e kontratës, por futbollisti i talentuar gjerman i ka refuzuar ato, duke shtyrë Arsenalin që të mendojë për nxjerrjen e tij në merkaton e transferimeve të muajit janar për të mos e humbur me parametra zero në fund të sezonit. Ky lajm nuk bën gjë tjetër vecse gëzon skuadrat që janë të interesuara për blerjen e kartonit të Ozil e mes tyre është edhe Interi. Ozil është futbollisti me karakteristikat e kërkuara nga trajneri Spalletti, por konkurrenca është kaq e fortë saqë zikaltërve u duhet të lëvizin menjëherë për të siguruar shërbimin e tij. Drejtori sportiv i klubit milanez, Ausilio e ka mohuar interesin e Interit për mesfushorin e përfaqësueses gjermane, por me situatën e krijuar në Londër, Interi nuk mund të qëndrojë aspak indifferent.
Sfidanti.al