Mbape shkon drejt Topit të Artë me anë të …talasoterapisë!

Fjala vjen nga greqishtja (thalasa) që do të thotë “det”. Këtë lloj kure apo stërvitjeje e kanë bërë që në kohët e vjetra romake apo edhe egjiptiane, ndërsa sot e bën Kilian Mbape për t’u bërë numri 1 i botës. Talasoterapia është përdorimi i ujit të detit, i llumit të detit për të lyer trupin, i produkteve të detit, të cilat sipas atyre që e bëjnë, ndikojnë në poret e lëkurës dhe nëpërmjet tyre në trup. Mbape nuk mjaftohet me kaq, por përdor edhe krioterapinë që bazohet tek temperaturat e ftohta dhe ndihmon (sipas atyre që janë specialistë) në shkatërrimin e qelizave anormale të këmbëve, duke fituar më shumë rezistencë dhe duke pasur riaftësim më të shpejtë. Padiskutim, një rol të madh luan ushqimi ku Mbape i ngjan Kristiano Ronaldos.

Sfidanti.al