Xhon Barns kritikon: Ronaldo një gabim, Sançoja ka humbur!

Ish-mesfushori legjendar i Liverpulit thotë se Mançester Junajtidi bëri një gafë në vlerësim duke krijuar probleme në skuadër. Fillimisht, “djajtë e kuq” morën Xhejdën Sançon nga Dortmundi për 73 milionë paundë stërlina, që bashkë me rrogën e shpërblimet apo komisionet mund të arrijnë deri në 150 milionë paundë. Më pas, Solskjer mori Kristiano Ronaldon, por afrimi i portugezit solli si rrjedhojë që Sanço të mos kishte mundësi të luante rregullisht, duke qenë vetë lojtar krahu dhe madje në anën e djathtë të fushës. “Sanços i duhej thënë se ai ishte për të ardhmen, por për momentin do të ishte vetëm një lojtar me rol të paktë, – thotë Barnsi, – ndoshta nuk ishte gabimi tek Sanço, por tek Ronaldo. Ekuilibri tek Junajtidi nuk është i mirë. Sanço është lënë në hije, dhe Rashford e Grinvud po ashtu po ndjejnë efektet. Sulmin e komandojnë Ronaldo e Fernandes”.

Sfidanti.al