Hamilton kundër Volfit: Nuk dua të dal kampion me “baltë”!

Nuk dihet nëse e ka seriozisht këtë gjë, por numri 1 i Formula 1 për këtë dekadë thotë se do të garojë pastër me Maks Verstapenin për të fituar titullin. Pak ditë më parë, shefi i Mercedesit, Toto Volf, deklaroi se “Hamiltoni do të luftojë e do të bëjë gjithçka, madje do ta nxjerrë Verstapenin nga pista, nëse i duhet për të dalë kampion i botës, mund të ndodhë si në vitet e rivalitetit mes Senës e Prostit”. Kampioni në fuqi nuk është dakord. “Së pari nuk e kam lexuar, por nuk besoj se ai e mendon me të vërtetë këtë gjë, – tha Hamiltoni, – unë kurrë nuk kam fituar ndonjë titull kështu, as ne së bashku me Mercedesin. Unë nuk dua që kjo të ndodhë, dhe jam këtu për të fituar në mënyrën e duhur, që do të thotë me zotësi, vendosmëri dhe punë të madhe”. Hamilton është 12 pikë prapa Verstapenit në renditjen e Botërorit kur mbeten edhe pak gara deri në fund.

Sfidanti.al