Sulmuesi i Monakos, Kilian Mbape, është bërë hit gjatë këtij sezoni, duke u bërë një nga lojtarët e rinj më të talentuar gjatë viteve të fundit, ndërkohë që ai ndodhet në krye të lisës së futbollistëve më të dëshiruar nga klubet gjingatë të Evropës. Ky sulmues i ri francez po luan në një formë fantastike dhe ai ka meritën kryesore që Monako, tani, po zhvillon një sezon të shkëlqyer, si në kampaionatin francez, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.
“Nuk është çudi që të gjithë po luajnë mendsh mbas tij, pasi ai ka shënuar gola në të gjitha ndeshjet e fazës ‘knock out’ kundër Sitit dhe Borusias. Ai, më të vërtetë, është një djalë çudibërës, ndërsa është vetëm 18 vjeç”, thotë portieri i Monakos, Daniel Subashiç, duke shtuar: “Ai është fare i thjeshtë. Të gjithë thonë se atë e presin qindra miliona euro, kurse atë në stërvitje e sjell mamaja e tij ose shoferi i klubit! Kjo gjë tregon më së miri sesa fort i mban ai këmbët në tokë”, thotë portieri i Monakos.
sfidanti.al