Lile i zgjidhi kontraten parakohe, Bielsa i kerkon 18 mln Euro shperblim

Marselo Bielsa ka mbetur i pakenaqur me ish skuadren e tij, Lile per shkak te zgjidhjes se parakohshme te kontrates. Sipas te perditshmes ‘L’Equipe’, Bielsa i ka kerkuar klubit transalpin nje demshperblim prej 18.6 milione Eurosh pikerisht per shkak te kesaj zgjidhje te njeanshme te kontrates.

Gjithnje sipas ‘L’Equipe’, nga 18.6 milione Eurot e pretenduara, 13.6 milione jane per pagen, ndersa 5 milione Eurot e tjere per demin e shkaktuar. Lile ne kete moment eshte ne nje situate te veshtire pasi i eshte ndaluar blerja e lojtareve ne merkato, nderkohe qe klubi rrezikon renien administrative nga kategoria sic ndodhi me Elçen ne Spanje.

Sfidanti.al