A thua, Obamejangu ishte tersi i Dortmundit që kthehet në “jetë”!

Nëse e mbyll kampionatin në këtë vend ku është tani, mund të themi se e ka fituar titullin e vet. Borusia e Dortmundit u ngjit në pozicionin e dytë në renditjen e Bundesligës pas suksesit 3-2 në fushën e Këlnit, duke treguar papritur një forcë që prej kohësh nuk ishte parë tek ajo. U mendua se largimi i sulmuesit kryesor, Pjer-Emerik Obamejang, do të prishte shumë punë, por për momentin ndodhi e kundërta.

Në kenë doli sulmuesi i ardhur nga Çelsi, Miçu Baçuai, që bëri një debutim prej ëndrrash me fanelën verdhezi. Shënoi dy gola në ndeshjen e parë me Dortmundin. Trajneri Shtëger (pikërisht ish-trajner i Këlnit) ishte shprehur i lehtësuar kur Obamejang iku për tek Arsenali: “Më në fund u largua, tani nuk do të kemi justifikime se përse luajmë dobët”. Uniteti i skuadrës mbi të gjitha, ky është parimi kryesor edhe në futboll.

Me Bajernin të pakapshëm, vendi i dytë në Bundesligë është njëlloj si i pari. Në një kampionat kaq të fortë sa këtë vit, këtë pozicion e synojnë të paktën 6 ekipe, por Dortmundi ka një plus, ka shënuar më shumë gola sesa të gjithë ekipet e tjerë, me përjashtim të Bajernit, madje edhe bavarezët kanë vetëm 4 rrjeta më shumë (49 ndaj 45).

Sfidanti.al