Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Javier Pastore, i ka refuzuar ofertat nga Liverpooli dhe Tottenhami.
Argjentinasi do t’i marrë parasysh vetëm ofertat nga Italia, ku i kaloi disa vite para se t’i bashkohej PSG-së nga Palermo, sipas gazetarit të mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, transmeton Express.
Inter është skuadra italiane që ka shfaqur interesimin më të madh për, por nuk ka gjetur marrëveshje me PSG e cila nuk pranon ta huazojë lojtarin por vetëm ta shesë.
Në fakt, raportohet se Pastore ka arritur marrëveshje me Interin dhe pret që një e tillë të arrihet edhe mes klubeve për ta finalizuar transferimin e tij në Serie A