Radamel Falkao ështtë gati 32 vjeç, por në Monako ai po tregon një performancë, si rrallë herë më parë. Mbas kthimit te Monakoja nga aventura angleze, në të cilën ai shënoi për Junajtidin dhe Celsin vetëm pesë gola, në pah ka dalë përsëri instinkti i tij “vrastar” golashënues. Megjithëse sezoni i ri sapo ka filluar, Falkao në 11 ndeshje ka shënuar 12 gola! Viktima të tij kanë qenë Tuluza, kundër së cilës ai shënoi një gol në fitoren 3-2, kundër Dizhonit (4-1) – 3 gola, kundër Metcit (1-0)–1, kundër Marsejës (6-1) – 2, kundër Strasburgut (3-0) – 2, kundër Lilit (4-0) – 2 dhe kundër Monpeliesë (1-1) – 1.
Në kampionatin francez, Falkao është golashënuesi më i mirë, shumë para Kavanit dhe Nejmarit, madje, ai ka shënuar më shumë gola sesa dy lojtarët e lartpëmendur së bashku. Sa për dijeni, sesa “vrastar” është Falkao gjatë këtij sezoni, e tregon fakti se të 12 golat ai i ka shënuar nga 13 goditjet e tij, gjithsej, në drejtim të portave kundërshtare, pra, shkurt, ka gjuajtur gjithsej 13 herë dhe ka shënuar gol 12 herë!
Sfidanti.al