Kavani, besnik i PSG: Qendroj ketu

Edinson Kavani as qe e çon nepermend te largohet nga Paris Sen Zhermeni. Sulmuesi uruguajan e konfirmoi kete ne nje interviste per nje program radiofonik per Rmc i drejtuar nga Kristof Dugarri.

‘Me Paris Sen Zhermenin kam nje kontrate deri ne 2020-tha Kavani-dashuria per kete klub eshte rritur prej kohesh, jam shume i kenaqur ketu te Paris Sen Zhermen. Dua te arrij objektivat e vendosura nga ky klub. Enderroj te fitoj Ligen e Kampioneve ketu. I respektoj kontratat, jam i lumtur ketu’.

Persa i perket zgjatjes se kontrates me transalpinet, Kavani e tha qarte se si e mendon.

‘Jam 31 vjeç. Mendoj se mund te luaj edhe per 2-3 vjet ne nivele te larta dhe dua te perqendrohem ne kete aspekt-vijoi Kavani-perse duhet te mendoj per rinovimin? Une nuk e di si do te jem ne vitin 2020’.

Sfidanti.al