Katër tinejxherë (të rinj pa mbushur të 20-tat) kanë shënuar ndeshjet e tyre të para me Bajernin e Mynihut, ndërkohë që pritet që ata të bëhen yjet e ardhshëm të klubit gjigant bavarez. Bajerni, megjithëse, tanimë, e ka siguruar titulllin e kampionit të Bundesligës, vazhdon të rreshtojë fitoret në kampionatin gjerman. Të shtunën e fundit, Bajerni, sikurse dihet, mundi 4-1 Eintrahtin dhe vëmendjen, tanimë, e kanë tërhequr katër futbollistë të rinj, të cilëve trajneri veteran Jup Hajnkes u ka dhënë shansin që ta tregojnë veten në konkurrimin më elitar gjerman.
Këta futbollistë të rinj janë gjermanët Niklas Dorsh e Lars Lukas Mej, kamerunasi Frank Evina dhe kosovari Neritan Shabani (19 vjeç) që është nga Shtimja e Kosovës dhe ka luajtur me ekipet e moshave të klubit bavarez, duke filluar që nga viti 2006, ndërkohë që, gjatë këtij sezoni, ka luajtur në dy ndeshje me ekipin B të Bajernit. Ai luan në pozicionin e mesfushorit ofensiv.
Sfidanti.al