Ikardi vazhdon mërinë me Interin, për inat të tij tek Paris SG

Me Uandën nuk bëhet shaka, edhe po të luash në ndonjë vend më pak prestigjioz sesa Parisi. Mauro Ikardi dëshiron të jetë i rëndësishëm dhe ja ku lëshon shigjetat e mërisë ndaj Interit, duke deklaruar se ai dha gjithçka, dhe nuk mori asgjë si këmbim. “Doja të isha në Champions me Interin dhe ia arrita, luajta 7 vjet aty por nuk fitova asnjë trofe, – tha sulmuesi argjentinas, – shpresoj që këtë ta bëj me PSG-në. Do të bëj të pamundurën që Parisi të marrë kartonin tim”.

Këtë do edhe Interi, por nuk dihet nëse pas një viti, Al Helaifi do të mendojë po kështu. “Kam ardhur tek PSG-ja për të luajtur, – vazhdoi ish-kapiteni interist, – dua të bind klubin që të më mbajë pasi jam hua”. Për Uandën thotë se ka bërë zgjedhjen më të mirë që e ka marrë për grua dhe si agjente, ndërsa thekson se është i pavarur në mendimet e tij, “ndryshe nuk do të shënoja 150 gola me Interin”. Gjithsesi, Ikardi vërtet nuk fitoi me zikaltërit, por këtë vit në “San Siro” është Antonio Konte, dhe mund të fitohet.

Sfidanti.al