Paris Sën zhermen e ka mbuluar me Euro Nejmar. Përvec kontratës me 30 milionë euro në sezon, klubi francez i ka premtuar brazilianit edhe një bonus prej 3 milionë Eurosh nëse deri në vitin 2022 do të mund të fitojë Topin e Artë. Është e sigurt për këtë e përditshmja franceze ‘Le Parisien’, e cila zbuloi një klauzolë të kontratës së nënshkruar nga 25 vjecari me Paris Sën Zhermen
‘Për një klub, gjithnjë është një kënaqësi pagesa e një shpërblimi të tillë-lexohet tek ‘Le Parisien’-të kesh në radhët e tua fituesin e një Topi të Artë është dicka e jashtëzakonshme, një vlerë e shtuar në të gjitha aspekte, sidomos atë ekonomik. Dikush mund të imagjinojë fare mirë një ceremoni nderimi për Nejmar në Parkun e Princave përballë 45 mijë shikuesve’
Vetëm një herë është shfaqur nejmar në podiumin e këtij trofeu individual, në vitin 2015 kur u rendit pas Mesit e Ronaldos. Edhe këtë vit ai ëshët mes 30 finalistëve për Topin e Artë, por shanset I ka shumë të pakta për të fituar pasi dueli do të jetë pikërisht mes Ronaldos e Mesit. Kështu që për brazilianin mbetet që ta synojë fitoren e topit të Artë në vitin e Botërorit të Rusisë, 2018.
Sfidanti.al