Pas 10 vitesh qëndrimi në krye të Njukasëllit, Majk Eshli vendos ta ‘braktisë’ atë. Pronari i një prej klubeve më të vjetra të futbollit anglez, ka vendosur ta nxjerrë atë në shitje me synimin që të rriten investimet në të në mënyrë që Njukasëll të jetë në nivelet e larta të futbollit. Lajmi për shitjen e Njukasëllit u bë publik nga vetë klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare të internetit.
‘Si një prej klubeve më të vjetër dhe me më shumë ndjekës në Premier Ligë si dhe për të mirën të gjithë tifozëve në Mbretërinë e Bashkuar e në botë, Njukasëll merr një drejtim të ri për një të ardhme me më shumë suksese-lexohet në komunikatën e klubit-për t’i dhënë Njukasëllit mundësinë më të mirë për të përmirësuar rezultatet dhe për të bërë investimet e nevojshme në arritjen e niveleve të larta, pronari aktual i klubit e pa të arsyeshme që ta nxjerrë atë në shitje’.
Majk Eshli që rezulton me një pasuri prej 3.2 miliardë Dollarë, e mori kontrollin e Njukasëllit në vitin 2007. Gjatë këtyre 10 vjteve, kjo skuadër e ka parë vetën që të bjerë nga kategoria 2 herë. Në verën e 2017 Njukasëlli u rikthye në Premier Ligë dhe pas 8 javëve në sezonin actual, kjo skuadër e sheh veten në vendin e 9 të klasifikimit.
Sfidanti.al