Poçetino kërkon të mbajë Herri Kejn: Duam që të jetë ‘Toti’ i Totenhemit

Maurisio Poçetino nuk dëshiron aspak të privohet nga Herri kejn. Sulmuesi i përfaqësueses angleze është vënë në shënjestrën e disa klubeve evropiane pasi në këtë sezon po shfaqet si një goleador i vërtetë. Por trajneri i Totenhemit nuk e dëshiron aspak largimin e kejn nga Londra duke theksuar se shpreson që ai të shndërrohet në ‘Totin’ e skuadrës së tij.

‘Kejn u emocionua kur pa ndeshjen e fundit të Totit me Romën dhe kjo ndoshta mund ta bindë atë të qëndrojë përjetë te Totenhemi-tha Poçetino-unë e shoh atë të identifikuar me vlerat e klubit. Ne shpresojmë që ai të qëndrojë dhe të mbyllë karrierën këtu pasi është një futbollist me cilësi të jashtëzakonshme e mbi të gjitha është profesionist e një shembull për shokët e tij të skuadrës’.

Herri Kejn në Ligën e Kampioneve ka 5 gola të shënuar, 1 më shumë se Kristiano Ronaldo. Në Premier League, sulmuesi 24 vjecar ka 6 gola, ndërsa  në total në këtë fillim sezoni bilanci i tij flet për 13 gola të shënuar

sfidanti.al