Këtë fundjavë u zbuluan fanelat e mundshme të Argjentinës për Botërorin e Rusisë dhe kanë filluar menjëherë polemikat dhe jo aq për uniformën e parë sesa për atë të dytën. Kjo e fundit, do të jetë e zeze dhe me detaje të flamurit argjentinas gjë që solli mjaft pakënaqësi.
Ndërsa një pjesë e mirë e tifozerisë, preferojnë që si fanelë të dytë Argjentina të ketë atë tradicionale me ngjyrë blu të errët, pjesa tjetër shfaqet shumë supersticioze duke vënë në dukje se më këtë fanelë, Argjentina i ka humbur tashmë 2 finale botërori atë të vitit 1990 në Itali dhe të 2014 në Brazil. Epo, polemika është servirur tashmë.