“Gjë a gjëza Mbape”, talenti stërvitet me Monakon, yjety rrinë e vështrojnë

Kilian Mbape vërtet është adoleshenti më i famshëm në botë në këtë moment, por kjo nuk do të thotë se ai ka veshur fanelën e Realit, Barcelonës, Paris SG apo Arsenalit. Jo, 18-vjeçari francez u kthye në stërvitje tek skuadra e tij, Monako, duke nisur fazën përgatitore për sezonin e ri. Mbape ishte në humor të mirë ndërsa takoi shokët me të cilët doli kampion i Francës dhe arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ndonëse nuk është e sigurt nëse ai do të vazhdojë me të njëjtën skuadër apo jo.

Ka një “gjë a gjëzë” të vërtetë rreth tij, siç ndodh në shumicën e transferimeve potencialë të mëdhenj. Reali i Madridit është favorit për ta marrë (Mbape dëshiron të shkojë atje), por më parë duhet të transferojë Alvaro Moratën (tek Çelsi?) për të siguruar paratë dhe hapësirën në skuadër për një blerje-rekord botëror. Gjithsesi, trajneri Zidan mësohet se nuk është 100 për qind i bindur të marrë një lojtar që ka vetëm 1 vit në nivele të larta.

Mbetet Paris SG, që është gati të paguajë, por Monako nuk ka dëshirë të forcojë një rival të drejtpërdrejtë në ligën franceze. Natyrisht, ekziston edhe varianti Arsenal, por vetë Mbape ka më shumë dëshirë të luajë tek Reali sesa në “Emirejts”.

Sfidanti.al