Sipas Forbes, Floyd Mayweather ka fituar 700 milionë Dollarë në karrierën e tij duke marrë edhe pseudonimin ‘Money'(Para), megjithatë së fundmi 40 vjecari ka shfaqur probleme me pagimin e taksasve. Mësohet se boksieri amerikan u ka kërkuar drejtuesve të Internal Revenue Service që të shtyjnë afatin e pagimit të taksave për te deri në përfundim të sfidës me Conor McGregor që do të zhvillohet në 26 gusht. E vërteta është se IRS kërkon që Mayweather të paguajë detyrimet për vitin 2015 ndryshe do të ketë penalitet që sipas këtij institucioni llogaritet me 0.5% të shumës së detyrimit mujor të personit.
sfidanti.al