James Rodriguez, zgjidhet enigma e së ardhmes; te Bayerni i Mynihut në 2 sezonet e ardhshme

Reali i Madridit e zgjidh përfundimisht një prej cështjeve të krijuara ditët e fundit; atë të James Rodriguez. Kampionët e Evropës në fuqi  arritën marrëveshjen me Bayernin e Mynihut për transferimin e futbollistit në gjermani një lëvizje që u bë zyrtare në harkun e pak minutave nfga të dy klubet. James Rodriguez kaloi në formë huazimi te Bayerni për 2 sezonet e adhshme me klubin bavarez që ka opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të tij. James Rodriguez do të firmosë kontratën e tij me Bayernin pasi të ketë kryer vizitat mjekësore. ‘Jemi të kënaqur që mundëm të mbyllim me sukseses këto bisedime-tha Karl Heinz Rummenigge-nënshkrimi me James Rodriguez ishte dëshira e trajnerit Carlo Ancelotti i cili ka punuar me të kur ishte në stolin e Realit të Madridit’. Ditën e shtunë Bayerni do të shkojë në Azi për të zhvilluar ‘Audi Summer Tour’ në Kinë dhe Singapor dhe James pritet të jetë bashkë me skuadrën e tij të re.

sfidanti.al