Kohët e fundit, po shkruhet mjaft shpesh për të ardhmen e Nejmarit, ndërsa nuk është i vogël numri i organeve të medias që shkruajnë se ky futbollist brazilian, tanimë, e ka luajtur ndeshjen e fundit me PSZH-në! Kështu, ka shumë mundësi se ky futbollist brazilian që erdhi te klubi francez në fjalë nga Barcelona, pasi për të u paguan 222 milionë euro të pabesueshme, gjatë verës se ardhshme, do të kthehet përsëri në Spanjë.
Mbas eliminimit të PSZH-së nga Champions-i, i ati i Nejmarit që është edhe agjenti i tij, ka patur me kryesinë e klubit francez një takim, ku është folur për të ardhmen e Nejmarit. Mediume të ndryshëm shkruajnë se ka mundësi që Nejmari të kthehet në Barcelonë, por nuk është i vogli numri i atyre mediumeve që thonë se ai, në të ardhmen, do të veshë bluzën e Realit të Madridit.