Megjithëse PSZH-ja franceze është një ekip plot me yje, ajo u eliminua, pa ndonjë problem, nga Reali i Madridit që i fitoi të dyja ndeshjet 3-1 dhe 1-2, duke u kualifikuar, kështu, për në çerekfinale të Champions-it. Kjo ndeshje tregoi sesa larg janë ende futbollistët e PSZH-së, megjithëse disa prej tyre janë yje, nivelit të futbollistëvë të klubit “mbretëror” që në elitën evropiane dominon me 12 trofe.
Futbollisti i ri francez, Kilian Mbape, bëri një krahasim të bukur mes dy ekipeve, duke u përjekur që të shpjegonte se ku është dallimi mes tyre.
“Ne kemi futbollistë të shkëlqyer, por Reali na tregoi ndryshimin mes futbollistëve të shkëlqyer dhe kampionëve të vërtetë. Ne, sidoqoftë, mësuam diçka nga ndeshjet me Realin dhe, tani, ne do të përpiqemi që të mos përsërisim gabimët e njëjta në sezonin e ardhshëm të Champions-it, ndërkohë që duhet të përqëndrohemi te Liga jonë e 1-rë në Francë”, deklaroi Mbape.
Sfidanti.al