Në Angli kujtohen për paratë e pista, sulm Murinjos për Botërorin

Zhoze Murinjo është sulmuar nga një deputete e Parlamentit Britanik për kontratën e tij të fundit me një televizion rus. Trajneri i Mançester Junajtidit firmosi marrëveshje me kanalin rus, RT, të përkrahur nga Kremlini, për të qenë analist gjatë ndeshjeve të Botërorit, ndërsa kjo ka ngjallur edhe kundërshtime në Angli. Kris Brajant, deputet i Partisë Laburiste, kritikoi Murinjon duke u shprehur se “për mendimin tim, ato janë para të përgjakura, që dalin direkt nga valixhet e shtetit rus”.

Brajant, që ka detyrën fisnike të përfaqësojë një pjesë të elektoratit britanik në Dhomën e Komuneve, mesa duket kërkon që në Botëror të mos ketë analistë apo ndoshta të mos shkojnë aq skuadra futbolli meqë ai luhet në Rusi, dhe meqë Rusia udhëhiqet nga Vladimir Putini.

Nuk dihet nëse Brajant ka kujtesë aq të fortë sa të kujtojë se Mbretëria e Bashkuar kishte Perandorinë më të madhe në botë, kishte përfitime koloniale më shumë se kushdo tjetër, dhe padyshim paratë që vinin nga shfrytëzimi i popujve të Indisë, Pakistanit, Iranit, Afganistanit apo Kinës (sa për të marrë disa shembuj) ishin të pista dhe të përgjakura. Deputetit britanik i duhet thënë se agresori Putin nuk ka ndonjë ndryshim nga agresorët Palmerston apo Dizraeli.

Sfidanti.al