Edinson Kavani nuk do të jetë pjesë e Paris Sën Zhermenit sezonin e ardhshëm. Ajo që e thotë këtë është revista prestigjioze ‘France Football’ sipas së cilës Drejtori Sportiv I kampionëve të Francës, Leonardo nuk ka ndërmend që t’I ofrojë uruguajanit rinovimin e kontratës. Paga e lartë e tij prej 18 milionë Eurosh në sezon dhe humbja e rolit të protagonizmit në fushën e lojës në këtë sezon janë shkaqet shtyjnë drejtuesit e klubit të mos e marrin aspak në konsideratë zgjatjen e kontratës së sulmuesit
Sezoni I Kavanit është tërësisht për t’u harruar. Që në fillimin e tij sulmuesi pësoi një dëmtim në ndeshjen me Tuluzën dhe qëndroi jashtë fushave të lojës për më shumë se 1 muaj. Ndërkaq Paris Sën Zhermeni siguroi shërbimin e Ikardit me huazim nga Interi me argjentinasin që shumë shpejt ia mori vendin e titullarit uruguajanit teksa tashmë merr pjesë në shumicën e golave të skuadrës pariziene.
Tani edhe Tuhel nuk e ka shumë në konsideratë Kavanin. Për më tepër në ndeshjen me Nantën, trajneri vendosi si pikë referimi për sulmin, Kilian Mbape duke I dhënë një mesazh uruguajanit që nuk është as sulmuesi I dytë në hierarkinë e këtij reparti.
Largimi I Kavanit tashmë duket I paevitueshëm, me futbollistin që në janar ka të drejtë të nisë bisedimet me cilindo klub duke qenë se kontrata e tij me Paris Sën Zhermenin skadon në qershor të 2020. Në këtë moment oferta kryesore që ka ardhur në drejtim të Kavanit është ajo e Inter Miamit të David Bekam që vitin e ardhshëm do të jetë në Major League Soccer.
Sfidanti.al