Coronavirusi ‘s’i shqitet’ Marseille, Payet mund të jetë i prekuri i pestë me Covid

Dimitri Payet mund të jetë rasti i pestë me coronavirus te Olympique I Marseille. Lajmi bëhet i ditur nga RMC Sport sipas së cilës, sulmuesi duket se është një ndër të prekurit nga Covid 19 pas Amavi, Mandanda, Maxime Lopez dhe Rongier. Lajmi fillimisht filloi të qarkullojë ditën e mërkurë, ndërkohe që futbollisti mungoi në stërvitjen e paradites të së enjtes. Po të enjten në mbrëmje priteshin rezultatet e testeve të tij dhe sipas RMC Sport rezultuan pozitive.

Vlen të kujtohet se ndeshja hapëse e Ligue 1 mes Olympique të Marseille dhe St.Etienne e parashikuar të luhej këtë të premte është shtyrë për në 17 shtator pikërisht për shkak të rasteve me Covid të shfaqura te skuadra marsejeze.

Sfidanti.al