Flet agjenti i Neymar: Më lehtë shkon Mesi te PSG se Nejmari tek Barça!

Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro e përjashton kthimin e futbollistit te Barcelona. ‘Ishte një moment kur ai ishte i trishtuar për shkak të dëmtimimeve-tha Ribeiro për Placar-në atë moment ishte gari të kthehej te Barcelona ose të shkonte te Reali i Madridit. Por jo sot, mund të shohësh gëzimin e tij. Është i lumtur  dhe mendoj se do të qëndrojë të Paris Saint Germaini edhe për të paktën 2 vjet të tjerë. Sot për sot padyshim është më e lehtë që Messi të shkojë te PSG se te kthehet Neymar te Barcelona’.

Agjenti i futbollistit i bëri një paralajmërim Barcelonës teksa theksoi se askush nuk mund të dyshojë te potenca ekonomike e Katarit, për të kthyer sërish vëmendjen te Neymar.

‘Bëj shaka me të; jeton në qytetin e dritave, ku të gjithë duan që të shëtisin, të shijojnë kuzhinën franceze, jeton në një shtëpi të bukur me miqtë dhe familjarët oranë, luan për një prej klubeve më të mirë në botë, është gjithcka që një njeri ka nevojë-tha Wagner Ribeiro.

Sfidanti.al