Bayern i Mynihut thyen rekordin historik të të ardhurave në Evropë

‘Gjigandi i Bavarisë’, Bayerni i Mynihut e lartëson akoma më shumë legjendën dhe e zgjeron historinë e tij përsa u përket të arkëtimeve në Ligën e Kampioneve. Kampionët e Gjermanisë në këtë sezon do të regjistrojë arkëtimet më të mëdha në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube teksa pas fitores së thellë me Barcelonën siguroi në total 117.72 milionë Euro të ardhura, shifra më e lartë  deri në këtë moment, pasi ende nuk dihet se sa do të jetë shpërblimi për finalen e së dielës.

Duke ditur shpërndarjen ekonomike që bën UEFA mund të mësohet më herët shifra që do të përfitohet pak a shumë me Bayernin që do të arkëtojnë jo më pak se 120 milionë Euro. Mënyra e pagesës është e tillë:

Klasifikimi në fazën e grupeve UCL: 15,25 Milionë

Faza e Grupeve UCL: 2,7 milionë  për cdo fitore (16,2 milionë, 6 fitore)

Kualifikimi në 1/8 e finaleve UCL: 9,5 Milionë

Kualifikimi në cerekfinale: 10,5 milionë

Kualifikimi në gjysmëfinale UCL: 12 milionë

Kalimi në finale UCL: 15 milionë

Shpërblimi shtesë për skuadrën kampione të Ligës së Kampioneve; 4 milionë+3,5 milionë për kualifikimin për në Superkupën Evropiane.

Kësaj shifre i shtohet shpërblimi për renditjen e koeficentit, pagesë që bëhet në funksion të rendimentit të skuadrës në Ligën e Kampioneve për një periudhë prej 10 vitesh. Bayerni është në vendin e tretë dhe do të përfitojë 33.24 milionë Euro, shifër së cilës i shtohen 11.5 milionë Euro nga market pool. Në fund të përllogaritjeve bavarezët do të pasurohen me 123 milionë Euro ndërkohë që pritet rezultati i finales dhe ajo e market pool që mund të bëjnë që kjo shifër të shkojë në 130 milionë Euro.

Sfidanti.al