Paris Sen Zhermen eshte si nje bombe me sahat ne cdo moment mund te kete shperthime. Sipas medias franceze, jane shtuar tensionet te klubi translpin mes klanit te futbollisteve braziliane e atij te uruguajaneve e argjentinasve dhe shkaku eshte ardhja me vonese nga pushimet e Kavanit dhe Pastores.
Ai qe i hodhi benzine zjarrit ishte kapiteni Thiago Silva me disa deklarata ndaj Pastores kur tha se i deshiroi largimin nga PSG me argjentinasin qe mohoi gjithcka.
Sipas medias franceze, trajneri Unai Emeri dhe Drejtori Sportiv i PSG, Anterio Henrike nuk paten nje strategji te qarte dhe te forte per te evituar polemikat.
E perditshmja ‘L’Equipe’ theksoi se kjo perplasje mes Tiago Silves dhe Pastores i ka rindezur debatet e ashpra mes brazilianeve dhe pjeses tjeter te amerikanolatineve te PSG qe ka pesuar ndryshime te rrenjesishme qe pas ardhjes se Dani Alvesh e sidomos Nejmarit. Ne muajin dhjetor u shfaqen polemika ne lidhje me lejen qe iu dha Nejmarit per te shkuar ne Brazil per te vizituar motren e tij te semure, me sulmuesin qe perfitoi nga rasti edhe per te shkuar ne nje feste fotot e se ciles bene xhiron e botes nepermjet rrjeteve sociale.
Sfidanti.al