Interi mund te perballet me probleme per te rinovuar me Mauro Ikardin per shkak te rregullit te Fair Play Financiar. E perditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ publikon artikullin me titull ‘No Champions, no Ikardi’ ku theksohet se argjentinasi mund te largohet nga zikaltrit nese nuk arrihen disa objektiva.
Ideja e Interit eshte qe te rinovoje me Ikardin deri ne vitin 2023 duke rritur edhe pagen e tij ne 9 milione Euro me sezon. Nje proces ky qe duket se nuk eshte aspak i lehte per t’u kryer.
Per te qene ne linje me Fait Play Financiar, Interi duhet te jete mes 4 skuadrave te para te Serise A qe do te thote pjesemarrje ne Ligen e Kampioneve dhe qe do te sillte ne arkat e klubit per te kryer bisedimet per rinovimin e futbollistit.
Per momentin Interi eshte ne vendin e trete te renditjes, me 3 pike me shume se Roma e vendit te peste keshtu qe nuk do te jete shume e lehte detyra per te qendruar mes 4 me te mirave.
Per me teper, Interi eshte ne varesi edhe te dates se mbylljes se merkatos se veres, pasi nese iken Ikardi zikalterve u mbeten 15 dite kohe per te gjetur zevendesuesin e tij.
Ikardi ka ne kontraten me Interin nje klauzole prej 110 milione Eurosh e vlefshme per klubet jo italiane, shifer qe mund te rritet ne 200 milione.
Skuadra me e interesuar per blerjen e Ikardit eshte pikerisht Reali i Madridit qe duket se ka vendosur te prese dhe te shohe si do te shkojne gjerat te Interi.
Mauro Ikardi ne kete sezon ka luajtur 20 ndeshje duke shenuar 18 gola.
Sfidanti.al