Vasil Ruci ka ndalur kembet, por jo golat qe shënohen edhe pa qënë fushë. Fjalet e tij lidhur me zgjedhjen e presidentit të futbollit, do te kishin nje rezonancë shpuese nese mjedisi i futbollit do t’i hiqte tapat nga veshet dhe lepurin nga barku. Ai deperton “thiken” ne plage, kur shënjon se njësi matëse për punën e Presidentit aktual duhet të jetë kampionati shqiptar dhe jo Kombëtarja, maska kuqezi e futbollit hallemadh në tërësi..
“Bilanci më i mirë për tu bërë pas 16 vitesh është të shohësh kampionatin shqiptar. Nuk mund të matesh vetëm me Kombëtaren pasi njerëzit shikojnë një ditë Kombëtaren dhe gjithë vitin kampionatin shqiptar. Duka duhet të ballafaqohet më shumë me kampionatin shqiptar të futbollit.Problemet janë të shumta dhe patjetër që duhet dikush që të ketë një filozofi tjetër për zhvillimin e këtij kampionati. Në radhë të parë duam kampionatin tonë pastaj të tjerat vijnë”.
Tek kandidat Bashkim Fino, Vasil Ruci vlerëson faktin që nëse zgjidhet do të marrë vendime kolegjiale dhe nënvizon se nuk e kanë gjetur të papërgatitur. Ruci me ironi thotë se ka ikur koha kur i bëhet fresk një të pari por duhen njerëz që punojnë.
“Në momentin që do ta udhëheqë këtë federatë nuk do ta udhëheqë i vetëm do ta udhëheq me të tjerët. Pra është kjo kryesi që do të marrë vendimet kryesore për vazhdimësinë e kampionatit për rregullimin e kampionatit. Besoj nëse do të jetë kështu do të jetë një kandidaturë e saktë dhe e mundshme.
Ka ikur koha që t’i bëjmë fresk një të pari . Fresk duhet t’i bëjmë atij që bën punën dhe ai që bën punën që ka filozofinë për ta bërë këtë punë që spektatori të rikthehet në stadium.Gara duhet të ketë ligje dhe rregulla”. Në zgjedhjet e 7 shkurtit Armand Duka kërkon mandatin e pestë përballë deputetit Bashkim Fino.
Marrë nga Panorama Sport