Bufoni shpërfill moshën në Paris , porta ku 40-tat bien poshtë…

Xhanluixhi Bufon do ta vazhdojë karierën e tij te PSZH-ja franceze. Portieri i famshëm italian, që ditën e parë në “Parkun e Princave”, bëri të ditur se ai nuk ka ndërmend që të luajë ndonjë rol episodik, megjithëse ai ndodhet në fund të karrierës së tij. Ish-portieri i Juventusit është optimist se ai do të jetë zgjedhja e parë në pozitën e portierit e trajnierit të ri të PSZH-së, Tomas Tuhel.

“Askush nuk më ka premtuar mua se unë do të jem portieri nr.1, por unë kam besim te vetja. Unë jam 40 vjeç por fizikisht dhe psikologjikisht jam i përgatitur deri në maksimum që të provoj se unë mund ta mbroj portën në nivelin më të lartë. Unë jam i lumtur që vij te PSZH-ja, pasi ky është një fillim interesant i një aventure të re. Ndjej brenda vetes një energji të veçantë. Nuk e di nga më vjen, nga magjia e Parisit, nga entuziazmi i tifozëve apo nga vetë klubi që më dëshiroi kaqë shumë. Sidoqë të jetë, unë do të bëj gjithshka që ta justifikojë besimin e tyre”, deklaroi Bufoni.
Sfidanti.al