Poshtë.. “statistikat” : Mbrojtja e Rusisë me e mira në Botëror

Përfaqësuesja e Rusisë është ekipi më i mirë në Botëror sa i përket lojës në mbrojtje. Këtë e tregon një statistikë që bazohet në 60 ndeshjet e zhvilluara deri tani nga 64, që ka publikuar FIFA.
Futbollistët rusë kanë kryer 259 veprime mbrojtëse: marrje topi, pasime dhe zotërime. Gjysmëmbrojtësi Roman Zobnin ka realizuar 34 marje topi dhe ka vrapuar 62 km gjatë pesë ndeshjeve që janë treguesit më të mirë midis të gjithë futbollistëve që marrin pjesë në këtë turne final. Përfaqësuesja e Rusisë në këtë moment është e treta për nga paraqitja rezultative, pasi ajo ka shënuar 11 gola, ndërkohë që e para është përfaqësuesja belge me 14 gola. Numrin më të madh të sulmeve e ka kryer Brazili – 292.
Sfidanti.al