“Bufon, ke luajtur shkëlqyeshëm, por duhet të ulesh në stol”

Një ndryshim “i vogël” pritet të ndodhë tek Paris SG. Legjendari Xhanluixhi Bufon do të duhet t’i lerë vendit francezit Alfons Areola. Trajneri Tomas Tuhel, sipas mediave, dëshiron të aktivizojë të paktën dy nga portierët e tij, në mënyrë që t’i kënaqë të dy, dhe të përgatisë Areolën për momentin kur Bufon të largohet dhe ai të mbetet numri 1.

“Xhixhi luajti dy ndeshje të mrekullueshme, – u shpreh Tuheli, – por, në dy ndeshjet e radhës do të luajë Alfonsi. Më pas, do të shohim e do të bëjmë, por është e rëndësishme që Alfonsi të luajë, pasi ndeshja e tij e fundit ka qenë në maj”. Areola doli kampion i botës me Francën, në Rusi, pa luajtur asnjë ndeshje, dhe tani do të jetë në fushë në takimet e ligës franceze ndaj Anzherit e Nimës. Bufon luajti më parë kundër Kaenit e Gingompit.

Sfidanti.al