Nisa mesa duket qenka vetëm një “trampolinë”. Mario Baloteli ia ka vënë syrin një rikthimi në Premier Ligën angleze, madje ka nisur bisedimet. Agjenti i tij, Mino Raiola, nuk jep shumë hollësi mbi atë që po ndodh. “Është ende shprejt për të vendosur, – tha ai, – jemi duke biseduar, por gjërat duhen parë ditë pas dite”. Raiola kritikoi trajnerin e Liverpulit, Klop, që e largoi Balotelin nga skuadra në verë, duke thënë se “nuk ishte e ndershme nga ana e Klopit të mos ia jepte një shans”. Për momentin, sulmuesi italian është në formë shumë të mirë në kampionatin francez, me 10 gola në shënuar në 14 ndeshje, duke ndihmuar Nisën të jetë në vendin e parë. Mbetet të shihet nëse ndonjë nga klubet kryesore do ta konsiderojë SuperMarion që ka qenë shumë problematik në të kaluarën, duke “djegur” shanset tek Mançester Siti e tek Liverpuli.