Zhoze Murinjo e ka një listë të lojtarëve që dëshiron të marrë në skuadër dhe aty bën pjesë një emër i veçantë. Antuan Grizman është bëjë objektivi kryesor i trajnerit të Mançester Junajtidit, i cili është gati të shpenzojë një shifër tepër të lartë për të. Besohet se trajneri portugez do t’i bëjë Atletikos një ofertë prej 60 milionë stërlinash, që do të thotë nga 72 deri në 75 milionë euro, vetëm e vetëm për ta bindur klubin e Madridit. Grizman, lojtari dhe shënuesi më i mirë i kampionatit europian, është një nga futbollistët më të rëndësishëm të trajnerit Simeone, i cili nuk do të bindet lehtë për ta lëshuar. Tifozët, po ashtu, do të zemëroheshin shumë me ikjen e tij, ndaj nuk bëhet fjalë që Junajtid ta marrë në janar. Shqetësimi tjetër për Murinjon është konkurrenca e Paris SG, por klubi i “Old Trafordit” beson se do t’ia arrijë qëllimit, dhe portugezi do të krijojë treshen Pogba-Ibrahimoviç-Grizman, për të synuar titullin me patjetër edicionin e ardhshëm.
Sfidanti.al