Babai në stol, djali në fushë dhe goli mban firmën Zidan

Djali i Zinedine Zidane, Enzo, ka realizuar golin e tij të parë me fanelën e Real Madrid. Ai u aktivizua në ndeshjen e Kupës së Spanjës ndaj Leonesa. Takimi përfundoi 6-1 për madrilenët dhe Enzo shënoi golin e 4-t për skuadrën e tij.

Pas takimit, trajneri i Realit, Zizu, tha se ishte shumë i lumtur që djali i tij Enzo ka shënuar gol që në debutimin e tij. “Si baba dhe si trajner, jam shumë i lumtur për golin e Enzos dhe për të gjithë atë që ka bërë”, – tha Zidane gjatë konferencës për media.