As Nejmar, dhe as Kavani, është Falkao “jashtëtokësori” i Ligës franceze!

Kanë kaluar gati 40 vjet që kur Karlos Bianki shënoi 9 gola në 6 ndeshje në ligën e parë franceze, dukej se ato shifra nuk mund të përsëriteshin. Edicioni i këtij viti në Francë i kishte të gjithë “ingredientët” për ta thyer rekordin e argjentinasit të madh, për emrat e mëdhenj të sulmit si Nejmar, Mbape apo Kavani. E vërtetë, rekordi të paktën u barazua, por jo nga një prej emrave të përmendur më sipër. Heroi quhet Radamel Falkao, sulmuesi i Monakos, pasi realizoi dy herë në portën e Lilës, në ndeshjen e luajtur në fushën e kësaj të fundit.

Monako fitoi 4-0 dhe Falkao jo vetëm ka 9 gola në 6 javë kampionat, por edhe 11 gola në 7 ndeshjet e fundit gjithsej. Ka edhe diçka krejt të veçantë i mbiquajturi “Tigri”. Njëmbëdhjetë gola janë shënuar me 12 gjuajtje në portë, me efektivitet 92 për qind. As Mesi apo Kristiano Ronaldo, as edhe Karlos Bianki nuk e kanë bërë dot këtë gjë.

Sfidanti.al