Antipatia për Nejmar, Zhermen: Është acarues, normal që pëson goditje

Braziliani Nejmar i ka acaruar jo pak kundërshtarët e tij me stilin e lojës që ka dhe kjo ka ndodhur edhe në Spanjë kur ishte pjesë e Barcelonës. Nuk janë të paktë ata që kanë shfaqur irritimin e tyre pas driblimeve të futbollistit dhe një prej tyre është edhe sulmuesi i Olimpik të Marsejë, Valer Zhermen

‘Kur e shoh Nejmarin në televizor ndonjëherë më acaron. Është normale që në një moment të caktuar ai merr goditje-tha Zhermen pikërisht në prag të sfidës që skuadra e tij e Marsejës do të luajë ndaj Paris Sën Zhermen-në ndeshjen e parë ndaj nesh, Nejmar u ndëshkua me karton të kuq sepse e humbi arsyen-tha Germain-është një futbollist spektakolar, por ndonjëherë e tepron dhe të lë përshtypjen se ai nuk është i kënqur tek skuadra e tij. Duhet të jem i sinqertë, nuk më pëlqen sjellja e tij në fushën e lojës’.

ndërkaq nejmar ka gjasa që të mos luajë ndaj Olimpikut të Marsejës me brazilianin që ka shfaqur probleme për shkak të një virusi intestinal. Trajneri Emeri mesa duket ka vendosur që të lërë 26 vjecarin pushim me synimin që ta ketë atë në formën më optimale në ndeshjen e Kupës së Francës  e sidomos për sfidën me Realin e Madridit në Ligën e Kampioneve.

sfidanti.al