Levandoski do SHBA? MLS e refuzon: Të shkojë diku tjetër për të ‘dalë në pension’.

Robert Levandovski është futbollisti i radhës nga Evropa që mendon të mbyllë karrierën në Major League Soccer.Të paktën kjo është ajo që ka thënë bashkëshortja e tij Ana Stahurska sipas së cilës sulmuesit të Bajernit do t’i pëlqente një aventurë te Los Anxheles në vitet e fundit të karrierës së tij, një deklaratë kjo duket se nuk është pëlqyer shumë në SHBA. Drejtori Teknik i klubit të Dallasit, Fernando Klaviho e deklaroi hapur se  kampionati amerikan nuk  është më një ‘azil pleqsh’

‘MLS nuk mund t’ia lejojë më vetes që të marrë futbollist në perëndim të karrierës së tyre-tha Klaviho-lojatërt që janë këtu duan të tregojnë të gjitha cilësitë që kanë. Levandovski më mirë të mendojë për ndonjë vend tjertër për të shijuar ‘pensionin’ e tij dhe të mos kërkojë kalimin në MLS. E di që ka klube që i mirëpresin lojtarët në mbyllje të karrierës,  por shumica e tyre nuk e bëjnë këtë.

Sfidanti.al