‘L’Equipe’ krijon formacionin e vitit; ‘harron’ të përfshijë Antuan Grizman

E përditshmja prestigjioze ‘L’Equipe’ cdo vit përpilon formacionin ideal të vitit dhe 2018 nuk bën përjashtim. Për këtë vit, skuadra që ka më shumë lojtarë në skuadrën e kësaj të përditshmeje është padyshim Reali i Madridit, kampioni në fuqi i Evropës dhe i botës. Tre janë lojtarët që pëfaqësojne ‘Los Blancos’ në formacionin e ‘L’Equipe’; mbrojtësit Varan e Marselo si dhe mesfushori Luka Modric.

Spikat në formacionin e përzgjedhur, mungesa e Antuan Grizman që në 2018 fitoi Europa League e Superkupën evropiane me Atletiko Madrid dhe Botërorin e Rusisë me Francën. Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit, në portë është zgjedhur Jan Oblak, i vetmi përfaqësues i Atletiko Madrid. Mbrojtja përvec Varan e Marselos përbëhet edhe nga dy futbollistët e Liverpulit Van Dajk e Aleksandër-Arnold. Në mesfushë, Luka Modricit i bashkohet Kante i Celsit, ndërsa në repartin e avancuar janë përzgjedhur Mbape, Mesi dhe Hazard si mbështetës të Kristiano Ronaldos në qendër të sulmit

Sfidanti.al