Lebron Xhejms mungon sërish, Lejkërs humbet

Los Anxheles Lejkërs duket se po e ndjen shumë mungesën e Lebron Xhejms që ka problem fizike. Skuadra kaliforniane pësoi një tjetër humbje, këtë radhë ndaj Oklahomës në Staples Center me rezultatin 100-107. Njeriu i sfidës u bë pikërish Pol Xhorxh i cili gjatë verës u fol për një transferim te skuadra e Lejkërs, me basketbollistin e Thandër që shënoi 37 pikë në këtë fitore të skuadrës së tij. Nuk bëri keq as i zakonshmi Rasëll Uestbrook që regjistroi  një ‘triple-double’ me 14 pikë, 16 topa në tabelë e 10 assist. Për Los Anxheles Lejkërs u dalluan Kolduell-Poup dhe Ingram me 20 dhe 17 pikë respektivisht, por që  nuk ndihmuan shumë skuadrën kaliforniane.

Dallas shëtiti në ndeshjen me Sharlotën të cilën e mundi me rezultatin 122-88. Lukas Doncic dhe Smith Xhunior ishin ata që u dalluan në parket për Maveriks me nga 18 pikë secili, ndërkohë që te Sharlotë, Kemba Uoker ishte nota më negative duke parë mungesën e shënjestrës në gjuajtjet e tij që e tregon fakti që ai u tregua i saktë në vetëm 4 tentativa nga 14 që ishin gjithsej.

Klivlend duket se është kthyer në një garanci fitoreje për të gjitha skuadrat që përballen me të. Skuadra nga Ohajo që është shpërfyttyryar komplet pas largimit të LeBron Xhejms pësoi një tjetër humbje, këtë radhë nga Majemi 92-117 duke e cuar bilancin në 8 fitore dhe 30 humbje që e bën Kavaliers skuadrën më të dobët në NBA. Për skuadrën nga Florida më të mirët ishin Xhosh Ricardson me 24 pikë dhe Tajler Xhonson me 16.

Sfidanti.al