Liga e Kampioneve, Mesi e Ronaldo dhe rekodet që ende nuk kanë thyer.

Prej një dekade, Lionel Messi e Kristiano Ronaldo kanë monopolizuar futbollin duke krijuar edhe një duel në distancë që do të vijojë edhe për 2019 sidomos në Ligën e Kampioneve. Askush nuk ka shënuar më shumë se ata në këtë kompeticion, megjithatë ka ende rekorde që nuk janë thyer prej tyre disa prej të cilëve po i përmendim më poshtë dhe që janë nxjerrë nga UEFA.

Kanë shënuar më shumë gola në finale të Kupës së Kampioneve; Di Stefano 7, Pushkash 7, të dy me Realin e Madridit

Finale të Ligës së Kampioneve që kanë shënuar të paktën 1 gol, Di stefanome Real Madrid 5.Më shumë gola në një finale të vetme; Ferenc Pushkash me Real madrid 4. Mesi ka shënuar vetëm 2 gola në finale të Ligës së Kampioneve në 2009 dhe 2011, ndërsa Ronaldo 4 (një në 2008 e 2014 dhe 2 në 0170. Portugezi ka edhe 6 prezenca në finale, 1 më pak se Di Stefano dhe 2 më pak në krahasim me Fransisko Gento e Paolo Maldini.

Ndeshjet e luajtura në kompeticionet UEFA

Rekordin në këtë pikë e mban Iker Kasijas me 177 ndeshje. Spanjolli ka rekordin edhe për ndeshjet e luajtura në kompeticionet e UEFA për klube 184. Në këtë aspekt, Ronaldo dhe Mesi janë larg Kasijasit me 124 dhe 109 ndeshje të luajtura respektivisht. Përsa i përket Ligës së Kampioneve, Ronaldo është i dyti në klasifikim me 162 ndeshje, ndërsa Mesi i 10 me 129, në krye edhe këtu qëndron Kasijas

Përsa i përket goleadorit më të vjetën në moshë në finalet e Ligës së Kampioneve, rekordin e mban Paolo Maldini 36  vjec e 333 ditë në finalen e 2005 me Liverpulin. Ndërsa në total, rekordin e ka Francesko Toti 38 vjec e 59 ditë me golin në CSKA Moskë-Roma në 2014. Për të thyer rekordin e Maldinit duhet pritur; për Ronaldon shansi i parë është në finalen 2021/2022, ndërsa për Messin në 2023/24 gjithnjë nëse do të luajnë ndonjë finale para 23 majit.

Për t’u bërë shënuesi më i vjetër në moshe, Ronaldo do të duhet të shënojë pas prillit të 2023, ndërsa Mesi pas 22 gushtit të 2025. Golin më të shpejtë në Ligën e Kampioneve e ka shënuar Roi Makaj 10.12 sekonda në sfidën mes Bajernit e Realit të Madridit. Golin më të shpejtë në një finale të Ligës së Kampioneve e ka shënuar Maldini në 2005 ndaj Liverpulit pas 53 sekondash. Ronaldo e Mesi kanë shënuar pas 4 minutash, portugezi në 2013 në sfidën mes Realit e Juventusit, ndërsa Mesi në 2008 në ndeshjen mes Barcelonës e Bazelit

Përsa u përket golave të shënuar brenda një sezoni në kompeticionet evropiane, rekordin e mban Radamel Falkao me 18 gola në sezonin 2011/12. Në Ligën e Kampioineve, këtë rekord e ka Ronaldo me 17 gola në 2013/2014, ndërsa Mesi sezonin më të mirë ka sezonin 2011/12 kur shënoi 14 gola

Sfidanti.al