Duket se Ole Gunar Solskjaerit po i pëlqen aventura e tij me Mancester Junajtid. Norvegjezi që zëvendësoi Zhoze Murinjon në stolin e Djajve të Kuq duket se ka ditur të gjejë mënyrën për të ngjallur këtë skuadër që ka fituar 4 ndeshjet e fundit radhazi, e fundi ishte ajo e së mërkurës ndaj Njukasëllit 2-0. Solskjaer më këtë rezultat të fundit barazon rekordin e një emri si Met Batsbi me 4 suksese në 4 ndeshjet e para. Megjithatë për Solskjaer ky lloj rekord pak rëndësi ka
‘Është një rekord për t’u shkruar në libra, por unë nuk është e po e mendoj-tha Solskjaer, që më pas e pranoi se do t’i pëlqente që të qëndronte te Mancester Junajtid edhe pas muajit qershor kur i skadon edhe kontrata-Nuk dua të largohem, por në këtë moment po mendoj për ndeshjen e radhës dhe unë do të bëj punën time përsa kohë që do të jem në këtë detyrë’.
Këtë fundjavë, Mancester Junajtid do të luajë në FA Cup kundër Ridingut, ndërsa fundjavën e ardhshme e pret një sfidë shumë e vështirë në kampionat, ajo me Totenhemin.
Sfidanti.al