Leonardo do të sjellë te PSZH-ja Donarumën dhe… SMS-në?

Mbas gjashtë vitesh, braziliani Leonardo u kthye në klubin PSZH, kësaj here si drejtor sportiv. Ai nuk priti shumë dhe nisi kontaktet e para për përforcimet potenciale në prag të sezonit të ri. Në listën e tij ndodhen dy emra lojtarësh që luajne ne Itali, një në Milano dhe tjetri në Romë.

Behet fjalë për Xhanluixhi Donarumën, portierin e talentuar te Milanit, dhe Sergej Milinkoviç-Saviçin (SMS) që luan me Lacion. Për portierin e përfaqësueses italiane, “të shenjtët” janë gati të paguajnë 60 milionë euro, ndërsa për futbollistin serb -75 milionë euro.

PSZH-ja tanimë ka siguruar përforcimin e parë, Ander Herera, që do te vijë pa asnjë zhdëmtim financiar nga Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al