Legjendat portugeze: Modriçi e meritoi çmimin e lojtarit më të mirë

Shumë pluhur ngriti sivjet çmimi i lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2018 që FIFA ia akordoi kroatit Luka Modriç, ndërkohë që duket se të pakënaqur me këtë zgjedhje të “shtëpisë” botërore të futbollit mbeten dy futbollistët më të mirë të së sotmes, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, sidomos, ky i fundit, që nuk morën pjesë në ceremoninë e dhënies së këtij çmimi lojtarit kroat.
Zgjedhja e Modriçit si lojtari më i mirë në botë nga FIFA për vitin 2018 u komentua edhe nga dy legjendat portugeze të futbollit, Vitor Baia dhe Luis Figo.
“Modriçi e meritoi çmimin, megjithëse unë do të doja që ata ta kishte marrë Ronaldo”, tha portieri i njohur portugez, Baia.
Kurse ish-futbollisti i Realit, Barcelonës dhe Interit Luis Figo deklaroi: “Të gjithë futbollistët e nominuar i meritonin çmimin, por vetëm njëri mundi ta fitojë atë. Modriçi e meritoi çmimin. Ai është një futbollist fantastik dhe shpresoj se ky nuk do të jetë çmimi i fundit që ai do të fitojë”.
Sfidanti.al