Juventusi, gjatë verës, sikurse dihet, mori në radhët e veta Kristiano Ronaldon që e forcoi mjaft këtë ekip të madh torinez që e tregoi edhe fitorja e lehtë e fundit 2-0 ndaj Bolonjës. Në këtë mënyrë, ky është fillimsezoni më i mirë i Juves mbas 88 vitesh! Nuk dihet tamam, nëse është Ronaldo faktori kryesor që, në fakt, megjithëse deri tani ka tre gola në “konton” e tij, ende nuk e ka arritur formën e tij te Reali i Madridit, por gjashtë fitore në gjashtë ndeshje Juventusi nuk ka pasur që nga sezoni 1930/31.
Dhe nëse ka ndonjë lajm të keq për ekipet rivalë të tij, ky lajm është se kjo hera e nëntë në histori që Juvja e nis sezonin me gjashtë fitore dhe në tetë nga ato “Zonja e vjetër” torineze ka dalë kampione e Italisë.
Ndeshjen e radhës Juventusi e ka të shtunën në orën 18:00 me Napolin nënkampion të Italisë. Kjo ndeshje do të jetë prova e parë për ambiciet napolitane, por edhe një sfidë serioze për torinezët.
Sfidanti.al