Legjenda Safet Sushiç, kandidati më serioz për trajner të Sllovenisë

Legjenda e futbollit boshnjak, Safet Sushiç, është kandidati më serioz për vendin vakant të trajnerit të Sllovenisë që, deri kohët e fundit, është mbajtur nga slloveni Sreçko Katanec. Mediumet në Slloveni, krahas Sushiçit, përmendin edhe emrat e trajnerëve  Tamazh Kavçik, Matiazh Kek, Robert Prosineçki dhe Eduardo Reja.

Sushiçi ka punuar si trajner në Turqi, kurse në Slloveni, nëse federata e futbollit e këtij vendi vendos në favor të tij, ai do të siguronte një kontratë për ndeshjet kualifikuese të kampionatit të ardhshëm evropian që do të zhvillohet, më 2020, në vende të ndryshem evropiane.

Sfidanti.al