Murinjo me një plan sekret.. drejt një tresheje fenomenale në mesfushë

Mançester Junajtidi, gjatë kësaj vere, ishte një nga ekipet që e përfundoi shpejt sezonin e transferimeve, duke nënshkruar, qysh në korrik, kontrata me Lindelofin, Lukakun dhe Matiçin, ndërkohë që, më vonë, edhe me Ibrahimoviçin. Tani, “djajtë e kuq” duan që të bëhen edhe më të shpejtë, kështu që tani kanë filluar përpjekjet për të siguruar, verën e ardhshme, shërbimet e futbollistit 20-vjeçar spanjoll, Karlos Soler. Ky futbollist i përfaqësueses spanjolle ka rënë sy të agjentëve të Junajtidit, qysh verën e kaluar, kur debutoi me Valencian.

Murinjo, sikurse thuhet, planifikon që me Solerin të kompletojë mesfushën, duke besuar se ai do të përshtatet shumë mirë me Pogban dhe Matiçin. Gjatë këtij sezoni, ky futbollist i ri është bërë një lojtar standard në formacionin e Valencias, ndërkohë që në nëntë ndeshje ka realizuar një gol dhe katër aiste për gol. Ai ka një klauzolë blerjeje prej 75 milionë sterlinash, por te Junajtidi shpresojnë se mund t’ia ulin çmimin gati dy herë, kështu që si ofertë të parë klubi do të ofrojë 30 milionë sterlina për Solerin.

Sfidanti.al