Kilian Mbape u shpall “djaloshi i artë” i futbollit botëror për vitin 2017, një çmim që e jep, tradicionalisht, gazeta e njohur italiane, “Tuttoport” për lojtarin e ri më të mirë. Në votimin për këtë çmim marrin pjesë gazetarë që mbulojnë futbollin, nga pothuajse të gjithë vendet evropiane. Mbape arriti deri te ky trofe me një rekord ta pazakontë – 291 nga gjithsej 300 votat e mundshme! Ky është një shpërblim i merituar për vitin e tij fantastik, në të cilin ai nga rezervë te Monakoja “kërceu” deri në majë të futbollit evropian, duke u transferuar për te PSZH-ja franceze, ku ky futbollist i supertalentuar po vazhdon të luajë shkëlqyeshëm, duke u bërë nje kartë e fortë në duart e trajnerit Unai Emeri.
Krahas Mbapes, vota morën, gjithashtu, Osman Dembele i Barcelonës dhe Markus Rashford i Mançester Junajtidit.
Sfidanti.al